Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet betonierja në një kantier ndërtimi në Palasë, plagoset drejtuesi


Një aksident ka ndodhur sot në në një kantier ndërtimi në Palasë, Dhërmi.

Mësohet se mesditën e sotme, një mjet tip betoniere është rrëzuar duke punuar në kantier. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj me inicialet Th. P., rreth 60 vjeç.

Punëtori është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

“Më datë 05.04.2022, rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.”- bën me dije Policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.