Rusia ka hedhur poshtë me forcë akuzat për rime lufte në Bucha të Ukrainës, ku dy ditë më parë u shfaqën dhjetëra trupa civilësh të masakruar rrugëve të qytetit.
Moska ka publikuar një video që sipas saj është publikuar më 2 prill nga policia e Ukrainës në Bucha.
Sipas saj, në të nuk përmendet ndonjë masakër ndaj civilëve dhe në rrugë nuk ka asnjë trup të pajetë.
Po kështu Rusia ka deklaruar se është larguar nga Bucha më 30 mars ndërsa pamjet e civilëve të masakruar në Bucha janë publikuar disa ditë më vonë.
Në videon e shfaqur nga Policia Kombëtare e Ukrainës, kamerat ndjekin forcat në të gjithë qytetin, filmohen duke lëvizur nëpër rrugë, duke intervistuar banorët vendas dhe duke vëzhguar zonën përmes dronëve.
Veçanërisht, asnjë nga segmentet nuk duket se vërteton pretendimet e mëvonshme të bëra nga autoritetet ukrainase.