SHBA-ja ka përsëritur thirrjen e saj që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se Uashingtoni “ka vlerësuar” se në Ukrainë janë kryer krime lufte.
Linda Thomas-Greenfield, e cila është ambasadore e SHBA-ve në OKB-së i tha Këshillit të Sigurimit sot se “Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ, qëllimi i të cilit është të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut”.
Sipas BBC-së, Thomas-Greenfield tha se pjesëmarrja ruse “dëmton” besueshmërinë e këshillit të të drejtave të njeriut, pas “luftës së paprovokuar dhe krizës humanitare”.
Duke iu kthyer presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas fjalimit të tij në këshillin e sigurisë, Thomas-Greenfield tha: “Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës ndërsa përballeni me këtë sulm brutal ndaj sovranitetit, demokracisë dhe lirisë suaj”.