Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptarët e Odesës


Nga Auron Tare

Një foto historike e komunitetit shqiptar të Ukrainës. Fatkeqësisht nuk ka shume informacion mbi origjinën e këtij komunitetit të vendosur në Odesa dhe në disa fshatra të Ukrainës. Prezenca e shqiptarëve në Ukrainë vërtetohet nga dy Luftërat ruso -turke në fundin e 1700 dhe mesin e 1800.

Në të parën një numër i lartë shqiptarësh ishin pjesë e ushtrisë perandorake Otomane të udhëhequra nga Myftar Pasha i biri i Ali Pashë Tepelenës. Dëshmitë e tija për pjesëmarrjen në këtë luftë regjistrohen nga dy udhëtarë amerikane që janë takuar me të në Janinë.

Duket se një pjesë e shqiptarëve kanë vendosur të shpërngulen në Ukrainë dhe të ndërtojnë një jetë të re. Me shumë gjasa më vonë kanë shkuar edhe tregtarë të ndryshëm të cilët bënin tregti midis territoreve osmane dhe atyre ruse.

Kjo foto e rrallë është një dëshmi e këtij komuniteti që ende nuk e kishte humbur identitetin e vet.

Lufta e Krimesë që filloi në Tetor të 1853 ishte lufta me e madhe Evropiane pas epokës Napoloniane dhe rreshtoi në fushën e betejës gati të gjitha fuqitë e kohës. Perandorinë Ruse, Otomane, Britanike Franceze dhe të gjithë aleatet e tyre.

Interesant është fakti se si në Luftën e parë Ruso -Turke edhe në këtë betejë shqiptarët ishin të ndarë në fushën e betejës. Një repart kryesisht të shqiptarëve ortodokse që vinin nga provincat me shumicë shqiptare si Mani, Suli apo Trakia në radhët e ushtrisë Imperiale Ruse dhe rreth 4500 shqiptarë myslimanë dhe katolikë në radhët e trupave të Otomanëve. Lufta e Krimesë për nga përmasat dhe furia e betejave ka frymëzuar mjaft piktorë dhe shkrimtarë të kohës francezë rusë dhe britanikë që shoqëronin trupat ushtarake. Ndër të tjerë Leon Tolstoi i cili përshkruan mjeshtërisht skena nga këto beteja të ashpra.

Interesant është fakti që në radhët e otomanëve ishin një sërë repartesh të ushtrisë egjiptiane të Ismail Pashës, Khedivit shqiptar të Egjiptit ku ndër të tjera edhe një repart shqiptarësh jugorë.

1.Foto nga: (M. Haxhiislami)

 

2.Pikturë në Muzeumin Benaki të Athinës ( autor i pa njohur)

 

3.Shqiptar i kapur rob nga forcat ruse autor piktori rus vereshchagin

4.Trupat egjiptiane në betejën e Krimesë