Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri kundër Diskriminimit në seminarin për dhunën ndaj grave, ‘harron’ ‘një maloke më pak’


Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit Robert Gajda, mori pjesë sot në prezantimin e një studimi të UNDP-së me temë ‘Dhuna ndaj grave në politikë’.

Në fjalën e tij, menjëherë pas Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, ai theksoi se gjetjet e studimit në fjalë pasqyrojnë shoqërinë shqiptare.

Gjithashtu Gajda tha se partitë politike mund të jenë shtytëse të mira për kauzat që kanë të bëjnë e të drejtat e grave.

“Mendoj që gjetjet e studimit janë pasyqrim i shoqërisë sone dhe reflektohet edhe nga partitë politike. Por ama partitë politike kanë një gjë ndryshe, sepse janë ato që mund të ndryshojnë realitetin. Mendoj që partitë mund të jenë shtytëse të mira lidhur me kauzën që ka të bëjë me të drejtat e grave. Shqetësim është se dhuna ndaj grave pranohet si normale. Gruaja nuk vlerësohet asnjëherë për aftësitë e saj.” – tha ndër të tjera Gajda gjatë fjalës së tij.

Pak ditë më parë, në seancët e vetingut ndaj prokurores Elisabeta Imeraj u zbardh një skandal diskriminimi lidhur me qëndrimin e ish-kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo, e cila kishte kërkuar shkarkimi e Imerajt ‘si maloke’.

Në një reagim zyrtare për çështjen në fjalë, Komisioneri Gajda këshilloi ‘shmangien e paragjykimeve e përkatësive lidhur me vlerësimin e personalitetit njerëzor e profesional’ por pa shpjeguar asgjë për sa u përket masave që do marrë lidhur me rastin në fjalë.