Vendosni fjalën kyçe....

“Krejt ndryshe nga herët e tjera” – Rama zbulon çfarë do diskutohet në Kongresin e PS-së


Kryeministri Edi Rama në mbledhjene sotme ka zbuluar temat e diskutimeve që do të trajtohen në Kongresin e Patisë Socialiste që pritet të mbahet të shtunën.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së që u mbajt online, Rama tha se ndër çështjet kryesore do jenë mirëqënia shoqërore, rinia dhe ecuria e Këshillimit Kombëtar.

Ai theksoi se Kongresi i PS-së këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera nga pikëpamja e organizimit dhe se do ketë një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve.

 “Kongresi këtë herë do të jetë krejt ndryshe nga herët e tjera nga pikëpamja e organizimit pasi do të jetë një kongres në pjesën e parë i hapur për grupet e interesit, për faktorë shoqërorë të ftuar apo që do të dëshirojnë të na bashkohen.

Në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë tek sheshi Nënë Tereza, qoftë tek Sheshi Italia, ku do t’i kushtohemi disa temave që në diskutimet tona në kryesinë e partisë i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë në këtë moment, por edhe në perspektivën e këtij mandati të tretë.

Duke filluar nga tema e politikës së jashtme, Shqipëria-rajoni, natyrisht marrëdhëniet tona me Europën, tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi dhe të më të veçantë, së bashku e mjedisin dhe lëvizshmërinë, pra me transportet, tek tema tjetër e shëndetit dhe e mirëqënies shoqërore, dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. 

Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar. Janë të ftuar të marrin pjesë në mënyrë aktive, përveç deputetëve të PS-së, anëtarëve të Kongresit dhe të ftuar të tjerë sipas ushave. Do kalojmë në sesionin tjetër ku përveç fjalës sime si zakonisht, do të ketë fokus në disa drejtime të rëndësishme. Së pari Këshillimi Kombëtar, rezultatet që do publikohen nesër. Përbëjnë një arsye të fortë për tu trajtuar në instancat e kësaj partie.

Çështja e angazhimit politik si një çështje jo thjesht e natyrës organizative por një çështje shumë e madhe e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës dhe këndvështrimin e politikës ndaj shoqërisë. Hapje e vazhdueshme e politikës për të tjerët, për të rinjtë, por jo vetëm, por për forca të tjera të rëndësishme të shoqërisë. Natyrisht këtu sfidën e madhe të kësaj partie, e cila ka fituar, do vazhdoj të fitojë nëse do jetë vazhdimisht opozitë e vetvetes. Do të vazhdojë të ecë me ritmin e një vetreformimi organik, pa dëgjuar të tjerët për t’i vënë në pah nevojën për reformim.

Është pjesa që ka të bëjë me rolin e PS-së në procesin legjislativ dhe sfida më e madhe, ende e pazgjidhur, e një marrëdhënie të re organike mes përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve. Pastaj sesioni tjetër, do jetë organizativ ku sekretari i përgjithshëm do bëjë paraqitjen e punës së bërë nga sekretariatit. Sekretarët do flasin të gjithë për punën që kanë bërë. Për vizionin e tyre lidhur me atë rol si dhe objektivat e tyre për të realizuar atë vizion. Gjë që do të kërkojë në fund dhe miratimin e Kongresit përsa i takon programit të paraqitur nga sekretarët. Me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm, unë e konsideroj të arsyeshme, Kongresi të marrë në konsideratë të zgjerojë sekretariatin me dy sekretarë të tjerë” – tha Rama.