Vendosni fjalën kyçe....

Nis mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë blu


Foto nga mbledhja e Komisionit të Rithemelimit

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD-së.

Mësohet se i fundit që i është bashkuar mbledhjes ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u prit nga deputeti Flamur Noka në hyrje të selisë blu, dhe më pas u fut në sallën ku po mbahet mbledhja.

Mbledhja e sotme vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, ku u njoh statuti i Partisë Demokratike, i miratuar në Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit pritet të japë një deklaratë për mediet pas përfundimit të mbledhjes.