Pas tre ditësh, një tjetër çantë e dyshimtë ka ngritur alarmin në qytetin e Fierit.
Çanta e braktisur është gjetur pranë një biznesi në lagjen “15 Tetori” dhe Policia ka rrethuar zonën. Ndërkohë priten forcat xheniere në vendngjarje. Çanta është e zezë dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuara në anë të biznesit.
Kjo vjen vetëm tre ditë pas një incidenti të ngjashëm, por që fatmirësisht rezultoi alarm i rremë.
Pas verifikimeve të forcave xheniere, rezultoi se valixhja kishte qenë bosh dhe ishte harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve në qytet.