Vendosni fjalën kyçe....

Spaho për deklaratën e Kim me Alibeajn: Provokim i turpshëm, vazhdim i lojërave të vjetra nga zonja ambasadore


Deputeti i PD-së Spaho e ka quajtur provokim të turpshëm deklaratën e ambasadores amerikan në Tiranë Kim ditën e djeshme pas takimit me Alibeajn në selinë blu.

Në një deklaratë për Ora News, demokrati theksoi se sjellja e Kim është vijim i lojërave të vjetra, të cilët nuk do japin rezultat, njësoj si në të shkuarën.

“Është një provokim i turpshëm pasi nuk merr në konsideratë jo vetëm vullnetin e qytetarëve shqiptarë që votuan në 6 mars, pa volur për vullnetin e anëtarësisë së PD në 11 dhjetor, por nuk merr në konsideratë as vendimet e gjykatave shqiptare të cilat e kanë konsideruar Kuvendin e 11 dhjetorit të rregullt, Komisionin e Rithemelimit drejtues të PD. Praktikisht dhe juridikisht kryetar i PD është Komisioni i Rithemelimit kështu që të konsiderosh kryetar të PD atë që nuk është duket vazhdim i lojërave të vjetra nga zonja Ambasadore, të cilat si dhe në të shkuarën nuk do të japin asnjë rezultat. Ashtu si nuk dha rezultat dhe thirrja e saj para zgjedhjeve të 6 marsit që të mos votohej për Shtëpinë e Lirisë, për Komisionin e Rithemelimit por sikurse e patë shumica dërmuese e anëtarësisë së PD dhe e votuesve të djathtë votuan për këtë komision.” – tha ndwr tw tjera Spaho.