Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e Presidentit/ Berisha: Nuk pranojmë asnjë propozim të Ramës


Në deklaratën për mediet pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama.

“Se çfarë qëndrimi do të mbajmë do të përcaktohet nga Këshilli Kombëtar i PD i cili do të zgjidhët nga Kuvendi i 30 prillit. Nëse do të propozojë opozita për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga  organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD-së.”- tha Berisha.