Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në repartin Covid të spitalit të Selanikut, një viktimë e dy të plagosur rëndë


Një person ka humbur jetën pas një zjarri në spitalin e Selanikut

Të paktën një person ka vdekur dhe dy janë plagosur rëndë pas një zjarri në spital në Selanik në Greqinë veriore.

Zjarri shpërtheu pak pas orës 9 të mëngjesit të së mërkurës në repartin Covid në katin e dytë të spitalit ‘Papanikolaou’ të qytetit port, ku rreth 20 pacientë po merrnin mjekim, shkruan Ekathimerini

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh mjetesh zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.