Njëzet e pesë gra dhe vajza pretendojnë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha. Kështu ka thënë një zyrtare e lartë ukrainase për BBC.
Lyudmyla Denisova, e cila është Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshave 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.
Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.
Denisova shtoi: “Së bashku ishin 25 gra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë. Kjo po ndodhte për një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”
Ama kujtojmë se Rusia nga ana tjetër i ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha apo qytete të tjera të Ukrainës.