Vendosni fjalën kyçe....

Dhunohet në zyrën e tij avokati në Fier


Foto ilustruese

Dhunohet dhe kërcënohet në zyrën e tij një avokat në Fier.  

Shtetasi A.O 38-vjeç me profesion avokat është dhunuar në ambientet e zyrës së tij nga 46-vjeçari me inicialet E.Xh., i cili po kërkohet nga Policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”– bëjnë me dije uniformat blu.