Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO dënon me 10 muaj burg ish-z.ministren e Brendshme, Rovena Voda



Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 10 muaj burg ish-zëvendës ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Ajo akuzohet se ka marrë ryshfet nga 1 mijë euro nga shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim vende pune.

Këto të fundit do të vuajnë të njëjtin dënim.

Sipas hetimeve, Beu dhe Hasani në bisedat telefonike shprehnin shqetësim se shuma që u kanë dhënë Vodës ka qenë e vogël dhe për këtë në një tjetër takim dyshohet se i kanë dhënë një aparat telefonik celular ish-ministres. Në një tjetër rast i kanë dhënë një arkë me peshk në portin e Durrësit.