Vendosni fjalën kyçe....

Kina paralajmëron masa të ashpra nëse Pelosi viziton Tajvanin


Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi të enjten se do të merrte masa të forta nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi vizitonte Tajvanin dhe se një vizitë e tillë do të ndikonte rëndë marëdhëniet Kinë-SHBA.

Reagimi erdhi pas raportimeve të mediave se Pelosi do vizionte ishullin javën e ardhshme.

Kina kundërshton me vendosmëri të gjitha format e ndërveprimeve zyrtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i ministrisë Zhao Lijian.

Vizita e mundshme nuk është konfirmuar nga zyra e Pelosit apo qeveria e Tajvanit.