Vendosni fjalën kyçe....

Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës


Gjendet pas disa orësh që kishte humbur kontaktet me familjen, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku.

Sipas “Report TV” ajo është gjetur po në qytetin e Lezhës dhe është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyetje lidhur me rrethanat e largimit të saj nga banesa.

Denoncimi për zhdukjen e saj u bë mbrëmjen e kaluar nga bashkëshorti i saj Oltion Marku, i cili prej disa orësh mbahet i shoqëruar në komisariatin e Lezhës duke u pyetur lidhur me rrethanat e largimit të bashkëshortes pasi dyshohet se shkak për largimin e saj është bërë pikërisht konflikti familjar.

Oltion Marku mësohet se është oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit.

Ndërkohë nëna e dy fëmijëve, Klaudia Marku punonte prej vitesh në gjykatës së Lezhës. Sipas raporteve në medie, ajo së fundmi kishte fituar një vend pune si Oficere e Policise Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.