Konfirmohet gripi i shpendëve edhe në Shkodër. Njoftimi është bërë nga ish-kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni, e cila mban detyrën e prefektes së këtij qarku.
Ajo ka deklaruar se 70 krerë pula janë groposur në një stabiliment në njësinë Dajç të bashkisë Shkodër pasi kanë rezultuar pozitive.
“Virusi ka arritur edhe këtu, duhet të analizojmë urdhërin e ministrisë, për të eleminuar dhe parandaluar shfaqjen e këtij virusi.
Të gjithë shpendrritësit në momentin që shohin sjellje të dyshimtë të shpendëve të informojnë veterinarin përkatës. 0800 33 66 që cdo shpendrritës të marrë në telefon.
Është një rast sporadik, shpend oboori, janë groposur 70 krerë, janë marrë të gjitha masat.”– tha Angoni.
Deklarata e saj u bë pas mbajtjes së një takimi për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve.