Nga Aurel Plasari
Plot gjashtëmbëdhjetë vite kam qenë me fat të bashkëpunoj me të në detyrë administrative. Por, më me shumë vlerë se ai bashkëpunim zyrtar-shkencor, kanë qenë bisedat dhe diskutimet me të gati të përditshme gjatë atyre viteve. Vështirë të ndeshje ndonjë informacion që ai të mos e dinte! Sidomos në fushat e dy pasioneve të tij të mëdha historiografike: Çamëri dhe Kosovë.
Mund të jesh historian me studime në Moskë a në Londër, me grada e me tituj, dhe të mbetesh shkencëtar i dështuar sepse të ka penguar vesi i shërbimit ndaj pushteteve. Mund të jesh historian modest, pa tituj e pa grada, dhe ta shenjosh me arritje të spikatura historinë e kombit tënd falë moralitetit për të shqiptuar të vërtetat. Kësaj kategorie të dytë i përkiste Sherif Delvina dhe, edhe si i tillë, ishte mësim.