Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë sot thirrje publike 94 subjekteve politike të paguajnë gjobat e vendosura për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020, duke u lënë 20 ditë afat.
Në njoftimin për mediet, KQZ thotë se e ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Nga ana tjetër, institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar se ka patur pasaktësi në adresat e deklaruara nga partitë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.
KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë.
Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 ‘Kodi i Procedurave Administrative’, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre.”– thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kliko këtu për shkresën me emrat e 94 partive politike