Presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë të mërkurën se po ‘fsheh prova’ të krimeve të luftës për të shmangur zemërimin global.
“Ne kemi informacione se trupat ruse kanë ndryshuar taktika dhe po përpiqen të largojnë njerëzit e vdekur, ukrainasit e vdekur nga rrugët e territorit që kanë pushtuar.” – tha Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm me video.
“Duket se udhëheqja ruse ka me të vërtetë frikë se zemërimi global mbi atë që u pa në Bucha do të përsëritej pas asaj që u pa në qytete të tjera.” – tha ai.
Duke vënë në dukje se sanksionet perëndimore kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme, ai këmbënguli se ‘bota demokratike duhet të refuzojë naftën ruse’.
“Ëksportet e naftës shërbejnë si një nga themelet e agresionit të Rusisë.” – tha Zelenskyy.
Moska po përballet me kritika edhe më të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për kryerjen e ‘gjenocidit’ dhe ‘krimeve të luftës’ në Bucha, një qytet afër kryeqytetit Kiev.
SHBA njoftoi një përshkallëzim të madh të sanksioneve të saj ekonomike kundër Rusisë të mërkurën, duke synuar një pjesë të gjerë të ekonomisë ruse dhe duke futur në listën e zezë anëtarët e familjeve të zyrtarëve të lartë.