Ndërsa drejtuesi i emisionit “Opinion” e pyeste për aferën e inceneratorëve, Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet duke u çuar nga tavolina e debatit.
Rama braktisi bisedën në tavolinë dhe u çua për t’i folur publikut në studio në mënyrë që t’i shmangej pyetjeve.
Pjesa nga biseda:
Fevziu: Kryeministri nuk përgjigjet dot për një çështje.
Rama: Nuk po të ndjek..
Feziu: A mund të përgjigjesh?
Rama: Na sillni një kafe ju lutem.
Feziu: Ke shpenzuar 40 milionë euro për inceneratorin e Tiranës nga 23 që duhet të paguaje. 60 milionë për dy të tjerët, Fieri dhe Elbasanin. Është djegësi i parë dhe i dytë.
Rama: Për Tiranën nuk paguajmë asnjë lekë.