Emailet e marra nga laptopi i Hunter Biden nga Fox News treguan se babai i tij, Presidenti Joe Biden, i shkroi një letër rekomandimi ‘Universitetit Broën’ për djalin e ekzekutivit kinez Jonathan Li, një partner biznesi i Hunter.
Raportohet se Li i dërgoi email Hunter Biden-it dhe disa bashkëpunëtorëve të biznesit më 3 janar 2017, për të parë rezymetë e djalit të tij Christopher për ‘Universitetin Brown’, ‘Universitetin e Nju Jorkut’ dhe ‘Universitetin Cornell’.
“Zotërinj, ju lutemi gjeni rezymenë e bashkangjitur të djalit tim, Chris Li. Ju lutemi mund të jepni disa këshilla për aplikimet e tij.” – thuhej në një email të marrë nga rrjeti.
Më vonë, një nga bashkëpunëtorët e Hunter u përgjigj se ai kishte marrë CV dhe ia kishte dërguar një kopje Hunter Biden-it dhe një bashkëpunëtori tjetër në një email.
Disa javë më vonë, presidenti i firmës së investimeve së Hunter Biden i dërgoi një email Jonathan Li-së që përfshinte letrën e rekomandimit nga Joe Biden.
“Jonathan, Hunter më kërkoi t’ju dërgoja një kopje të letrës së rekomandimit që ai i kërkoi babait të tij të shkruante në emër të Christopher për Universitetin Broën.” – shkroi presidenti i Rosemont Seneca, Eric Schwerin.
Schwerin më pas detajoi se si letra origjinale fizike po i dërgohej Dr. Christina Paxson, presidentes së ‘Universitetit Brown’.
“Origjinali po i dërgohet Dr. Paxson direkt në Brown. Duhet të jetë atje më së voni deri të martën (duke qenë se e hëna është festë këtu në SHBA). Na tregoni nëse keni ndonjë pyetje. Gjithë të mirat, Eric.”
Jonathan Li më pas pranoi se e kishte marrë emailin në një përgjigje për Schwerin.
Është e paqartë nëse Christopher Li u pranua në universitet ose nëse ai ndoqi ndonjëherë për shkak të privatësisë së aplikacioneve dhe studentëve.
Shtëpia e Bardhë ripohoi pretendimet e saj të martën se presidenti nuk ka folur me djalin e tij për marrëdhëniet e biznesit në Kinë, Ukrainë, apo kudo tjetër.