Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria do vendosë sanksione për oligarkët rusë që mbështesin luftën në Ukrainë” – Manja


Shqipëria do vendosë sanksione ndaj oligarkëve rusë me prona në Shqipëri.

Lajmi është pohuar nga ministri i Drejtësisë Manja i cili ka deklaruar se Tirana zyrtare do vendosë sanksione nëse do ketë një listë oligarkësh rusë me prona në Shqipëri, shkruan DW.

“Shqipëria po bashkëpunon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të vendosur sanksione ndaj aseteve të rusëve, nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës në Ukrainë.” – tha Manja.

Ministri shtoi se nuk ka ende një listë të oligarkëve rusë që kanë prona në Shqipëri dhe që janë mbështetës të luftës në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen teksa në Bruksel po zhvillohet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.