Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka folur për zgjedhjen e Presidentit.
Spiropali thotë se Basha nuk ka asnjë shans për tu bërë President.
Sipas ministres PS nuk ka as gurin e as arrën por votat dhe legjitimitetin.
“Nuk ka asnjë shans që zoti Basha të jetë president. Ne na duhen dyert të hapura, jo të blinduara. Më kujtohet aksioni i PD-së Nga “Rama ik” në ‘Urra iku Basha”. Basha-Berisha janë dy anët e një medalje që sido që ta hedhësh, janë humbje të dyja. As gurin as arrën nuk e ka PS, ka votat dhe legjitimitetin për ta çliruar rolin e Presidentit të Republikës, një njeri që e kanë mbyllur në kafaz dhe mezi pret të dalë në arenën e politikës.”, tha Spiropali.