Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri: Unë zgjedh të jem me Amerikën e Fran Shkrelit


Nëse ka “dy Amerika”, një e Ardian Dvoranit dhe një e Fran Shkrelit, unë zgjedh këtë të dytën”-shkruan Gent Strazimiri, në një shkrim në rrjetet sociale.

Strazimiri në shkrimin e tij ka një qëndrim jo konform politikës së ndjekur nga SHBA dhe diplomatët e saj në Shqipëri në vitet e fundit.

Ai shkruan nër të tjera se është me Amerikën e Shkrelit i cili jetoi si misionar i fjalës së lirë dhe jo të asaj që në kohën e Ardian Dvoranit liria ishte ilegale.

Unë zgjedh të jem me Amerikën e Fran Shkrelit!

Nëse ka “dy Amerika”, një e Ardian Dvoranit dhe një e Fran Shkrelit, unë zgjedh këtë të dytën sepse është ajo e tim gjyshi, e tim eti!

Është Amerika e ditëve më shpresëdhënëse të jetës sime, fillimisht si ëndërr e çartur nën realitetin e “Ardian Dvoranit”, e pastaj si çartje e një ëndrre reale.

Zgjedh Amerikën e një patrioti, shqiptar e amerikan njëkohësisht, që për shkak të Amerikës së tij, jetoi e jeton si misionar i lirisë, i fjalës së lirë e dinjitetit të burrit e të shqiptarit.

Për të mbrojtur Amerikën e Fran Shkrelit ia vlen çdo sakrificë sepse është “foleja” ku gjyshërit dhe etërit “fshehën” dëshirën për liri, me të cilën na ushqyen pak e nga pak në ilegalitet…

Sepse në kohën e Ardian Dvoranit, liria ishte ilegale… si Amerika!

Mbrojtjen deri në fund ia kemi borxh Amerikës së Fran Shkrelit, sepse falë besimit tek ajo,

* guxuam të ngrihemi në 1990 – 1991, pavarësisht se ende s’e kishim takuar,

* qëndruam në 1997-2005, pavarësisht se dikush e kishte eklipsuar, dhe

* drejtuam kombin, deri aty ku as ne s’e prisnim, në 2005 – 2013, kur erdhi në Tiranë e na shtrëngoi duart!

Për Amerikën e Fran Shkrelit, paguaj çdo çmim, njësoj si për LIRINË!”-shkruan Strazimiri.