Vendosni fjalën kyçe....

Vendi i BE-së thotë se është gati të paguajë rubla për gazin rus


Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha të mërkurën se ai është kundër çdo sanksioni të BE-së mbi energjinë ruse, duke shtuar se vendi i tij do të pranojë direktivën e Moskës që furnizimet me gaz të paguhen në rubla.

Hungaria nuk do t’i nënshtrohet presionit dhe nuk do të mbështesë kufizimet e furnizimeve të naftës dhe gazit nga Rusia, sepse kjo është një ‘vijë e kuqe’ për Hungarinë, shpjegoi Orban, cituar nga Reuters.

Më herët, më 6 prill, ministri i Jashtëm i vendit Peter Szijjarto tha se kontratat e gazit ishin një çështje midis vendit të tij dhe Rusisë dhe se BE-ja nuk kishte ‘nuk kishte asnjë rol’ për të luajtur në marrëveshje.

Sipas Orban, kombi nuk do të ndjekë shembullin e Uashingtonit për t’iu bashkuar ndalimit të tregtisë së energjisë me Rusinë. Ai theksoi se ‘kjo nuk diskutohet’ sepse ‘do të jetë një barrë e padurueshme për Hungarinë’.

Kryeministri vuri në dukje se 85% e të gjithë gazit të konsumuar në Hungari vjen nga Rusia dhe se 85% e familjeve hungareze përdorin gaz. Ai shtoi se karburantet e vendit prodhohen nga nafta, 64% e së cilës furnizohet gjithashtu nga Rusia.

Sipas raportimeve të mediave, paketa e pestë e sanksioneve kundër Rusisë mund të miratohet nga BE-ja që më 6 prill.