Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, ka mbajtur një fjalim në manifestimin për Ukrainën që po mbahet sot në Tiranë.
Gjatë fjalës së saj, zonja Kim shprehu mbështetjen e saj ndaj ukrainasve dhe dënoi sulmin e urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
Kim theksoi se ky i fundit bëri keq llogaritë kur nisi të pushtojë Ukrainën.
“Putini i kishte bërë keq llogaritë. Ai mendoi se do të futen në Ukrainë dhe se bota do ti hapte rrugë. Ai u ndesh me një mur të fortë, me popullin ukrainas. Është nder për mua të qëndroj këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov. Unë besoj se çdo shqiptar bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se thjeshtë ju jeni aleatë me SHBA dhe NATO.
Nuk e them se jeni pjesë e Evropës dhe prisni të bëheni pjesë e BE. E them këtë sepse nuk ka persona, më të fortë se shqiptarët që e dinë mirë që çdo të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit prej bombave. Askush nuk e jeh më morë agoninë e të hapurit të varreve për personat që kanë vdekur dhe pamundësia për tu dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin.
Ju bashkohem për të shprehur për solidaritetin tonë dhe për t’ju thënë Slava Ukrainë.”- janë fjalët e ambasadores.