Vendosni fjalën kyçe....

Dy protesta paralel në Tiranë/ Kim krah Veliajt për Ukrainën, qytetarët kundër diskriminimit “një maloke më pak”


Dy protesta paralele po zhvillohen sot në kryeqytet, njëra për mbështetjen e Ukrainës dhe tjetra kundër diskriminimit krahinor, që doli hapur në seancat e KPA-së në gjyqin për prokuroren Elisabeta Imeraj.

Protesta për Ukrainën

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i është bashkuar manifestimit të nisur në sheshin Skëndërbej, që do të shtrihet më pas në disa rrugë të Tiranës në mbështetje të Ukrainës. Ajo marshon krah kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Manifestimi ka nisur në orën 12:00 deri në orën 15:00. I pranishëm është dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Me flamuj të Ukrainës në duar, protestuesit solidarizohen me ukrainasit në këtë periudhë të vështirë. Kjo protestë përkon me ditën e 44 të nisjes së pushtimit rus. Policia ka devijuar edhe qarkullimin e automjteve në disa rrugë të kryeqytetit.

Protesta “Një maloke më pak”

Ka nisur protesta kundër diskriminimit “Një maloke më pak”  tek ”Rruga e Kavajës”, përballë zyrave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Protestuesit mbajnë pankarta në duar me tekste “BE-ja respekton dinjitetin”.

“Kemi 17 gjyqtarë dhe prokurorë Tropojanë, por kjo ka qenë luftë veriore krahinore, e cila mua nuk më pëlqen. Ne nuk duhet të përcjellim ndasi. Ne e dimë ku është lumi Shkumbin por ne nuk duhet të ia përcjellim këtë fëmijëve tanë. Shqiptarët janë një dhe duhet të jenë një.  Më shqetëson fakti që këtë e bën një zyrtare që i është besuar ai post.

 Ajo që është për të ardhur keq është që z.Theo Jacobs paguhet 26 mijë Euro, përfaqësuesi ndërkombëtar që është i përzgjedhuri i Fatmir Xhafës dhe i George Sorosit për t’i shërbyer pseudoreformës në drejtësi. Ai paguhet 26 mijë Euro në muaj me taksat e shqiptarëve, ndërsa shqiptarët nuk kanë as 300 Euro.

Ai nuk paguhet për të bërë thashetheme nëpër zyra, e as për të bërë diskriminim krahinor, por për t’i shërbyer Reformës në Drejtësi.”– tha një protestuese.

Ajo tha se kanë nisur edhe një peticion që do ia dërgojnë të gjitha ambasadave.