Një grua e moshës është gjetur pa shenja jete në një rezervuar në fshatin Rrënxë në Dibër. Ngjarja e rëndë është zbuluar pasditen e sotme.
Bëhet fjalë për një grua të rreth moshës 45-vjeçare, por identiteti i saj nuk dihet ende. Grupi hetimor po heton për të mësuar rrethanat e saj dhe identifikimin e viktimës.
“Rreth orës 14.00, datë 08.04.2022, në rezervuarin e fshatit Rrenxë, Dibër është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar e moshës rreth 45-vjeçe.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e saj.”– bën me dije Policia.