Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku një ushtar ukrainas shfaqet duke u tallur me nënën e një ushtari të vrarë rus.
Lufta ka pasojat e saj, jo vetëm për vendin ku po ndodh sulmi por edhe për palën tjetër pasi edhe nënat ruse po vuajnë për bijtë e tyre që janë dërguar në luftë.
Në portalin e Nicola Porro është publikuar sot një video ku një ushtar ukrainas pas një fitoreje në betejë me palën ruse, ka menduar se do ishte gallatë të përdorte celularin e njërit prej ushtarëve të rënë rusë. Ndërsa relaksohet me të tjerë shokë të tij në një bunker, ai zgjedh të telefonojë me video nënën e të vrarit, e ndërsa gruaja nga ana tjetër e telefonit përgjigjet duke thërritur emrin e të birit, ushtari ukrainas qesh dhe thotë “Slava Ukraine“, apo “Lavdi Ukrainës”.
Nëna e habitur thotë: “A nuk është Iliusha?”.
Ushtari përgjigjet. “Ai vdiq. Ai bëri tre gabime: ai humbi, ai humbi në Ukrainë, ai vdiq si një qen”. Dhe vijon të qeshë.
Ai sheh fytytën e nënës të ngryset dhe thotë: “Çfarë të ndodhi, pse po të dridhen buzët?”. Nëna me një celular tjetër telefonon një vajzë, ndoshta të dashurën e djalit të saj, të motrën apo ndonjë mikeshë.
Vajza nga celulari i dytë vazhdon të flasë me ushtarin e më pas i drejtohet gruas: “Ky është një bastard”. Më pas shton: “Nuk e besojmë atë që thua. Na trego djalin tonë”.
Ushtari përgjigjet: “Nuk ka mbetur asgjë nga ai këtu, kanë mbetur vetëm të pasmet, këmba është shkëputur nga trupi, për fat të mirë ka mbetur vetëm telefoni që të të thërras dhe të të them që iku bastardi i ndyrë”.
Vajza i thotë: “Je ti që ke bythën në vend të kokës”.
Ai qesh: “Është djali juaj që e ka bythën aty ku e kishte kokën tani, falë artilerisë ukrainase”.
Dëgjohet klithma e dëshpëruar e nënës.
Vajza këmbëngul: “Na trego të dashurin tonë”.
Ukrainasi përgjigjet: “Ç’të tregoj që po e hanë qentë, rusët e tu nuk kemi kohë t’i varrosim, ua lëmë qenve, nga njëra anë është këmba, nga ana tjetër koka, çdo gjë është shpërndarë”.
Nëna qan dhe e mbyll bisedën ndërsa ushtari ukrainas vijon të qeshë.
Në artikull theksohet më pas për lexuesit se kjo nuk është një propagandë ruse dhe se videoja ka qarkulluar pikërisht nga pala ukrainase.