Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Ivi Kaso ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Tiranë lidhur me çështjet e statutit të PD-së.
Sipas Kasos, gjykata nuk e ka pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statustin e 11 dhjetorit.
Kaso thekson se në njoftimin e gjykatës thuhet se është në pritje të vendimit nëse ankimimi është sipas ligjit. Në fund ai shkruan se marifetet proceduriale nga ata që kanë kundërshtuar të shohin firmat e delegatëve të Kuvendit të dhjetorit nuk e pengojnë certifikimin ligjor të tyre.
“Për të gjithë ata që janë shqetësuar nga njoftimi i sotëm i Gjykatës së Tiranës, sqaroj se nuk është pranuar asnjë ankim ndaj vendimit që njeh Kuvendin dhe Statutin e 11 Dhjetorit! Njoftimi i sotëm i gjykatës vetëm SQARON se ky ende ështe në pritje të vendimit, nqse ky është ankim sipas ligjit apo sipas qejfit të disave! NUK ËSHTË PRANUAR PËR SHQYRTIM ENDE ASNJË ANKIM. Praktikisht askush s’ka vendosur akoma nëse vendimi i 25 Marsit ka ankim apo jo. Përpjekja nëpërmjet marifeteve proceduriale apo zvarritjeve, nga ata që refuzuan t’i shihnin firmat e delegateve të Kuvendit te Demokratëve si në seli ashtu edhe në gjykatë, nuk mund të pengojë çertifikimin ligjor të vullnetit të tyre!” – shkruan Kaso.
Gjykata e Tiranës reagoi sot më herët lidhur me përplasjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Komisioni të Rithemelimit.
Sipas njoftimit, gjykata e ka pranuar ankimimin e bërë nga Alibeaj për rishqyrtimin e dosjes nga një tjetër gjyqtar por duke shtuar se pavarësisht vendimit të marrë nga gjyqtarja e shortuar Blerina Muça, vazhdimi i procedurës administrative të çështjes në fjalë do i nështrohet parashikimeve të ligjit.
Reagimi i Gjykatës Tiranë
“Duke marrë parasysh interesimin e lartë të mediave, shtypit të shkruar, por edhe portaleve të ndryshme në lidhje me kërkesat e depozituara pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si dhe paqartësive në lidhje me procedurat gjyqësore dhe administrative të këtyre kërkesave, informojmë sa vijon:
Kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, është gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, e cila me vendimin e datës 18.03.2022, ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”
Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga vetë pala kërkuese dhe kjo dosje do ti përcillet Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e tij.
Kërkesa me Nr. 222 Akti, datë 15.12.2021 regjistrimi, me kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me objekt: Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar, është gjykuar nga gjyqtar z. Agron Zhukri, i cili me vendimin e datës 25.03.2022, ka vendosur: “ Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike: Vendimin nr 1. dt. 11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë
Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike
Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.”
Kundër këtij vendimi është paraqitur ankim nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, në datë 05.04.2022.
Kjo kërkesë me Nr. 508 Akti, është regjistruar në datë 05.04.2022, me objekt disponim mbi ankimin: “Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trupe gjykuese.“, e cila pasi është shortuar do të gjykohet nga gjyqtare znj. Blerina Muça.
Në të gjitha rastet, pavarësisht vendimmarrjes së znj. Muça, vijimësia e procedurës administrative të çështjes Nr. 222 Akti, do ti nënshtrohet parashikimeve të Vendimit Nr. 222, date 06.11.2019 “Mbi formën e prerë të vendimeve” të Këshillit të Gjykatës, të cilin do të mund ta gjeni bashkëlidhur këtij informacioni.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e udhëhequr ndër të tjera edhe nga parimi i transparencës, është në gatishmëri të publikut dhe medias për çdo informacion sqarues.”