Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Kievit i bashkohet protestës në Tiranë përmes videomesazhit: Nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë


Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka përshëndetur përmes një videomesazhi qytetarët që po protestojnë sot në Tiranë, në mbështetje të Ukrainës.

Videomesazhi i tij u transmetua në një ekran të vendosur mes protestës. Klitschko falënderon Shqipërinë dhe shqiptarët për ndihmën e mbështetjen që po tregojnë.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!
Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.
E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”-tha ai.