Vendosni fjalën kyçe....

“Mezi po presim” – Von Der Leyen niset për në Kiev me tren, bashkë me të Borrell dhe Heger


Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkon sot në Ukrainë. Ajo është udhëheqësja më e lartë perëndimore që shkon në Kiev që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Ajo do të ketë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sikurse ka treguar përmes rrjeteve sociale, Von der Leyen po shkon në Kiev me tren nga Polonia juglindore, e shoqëruar nga kryeministri sllovak Eduard Heger dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ajo publikoi një foto në “Twitter” me ta, duke shkruar: “Presim me padurim për në Kiev.”

Ata nuk janë liderët e parë perëndimorë që udhëtojnë në Kiev. Muajin e kaluar, kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë takuan presidentin ukrainas Zelensky, në atë që ai e quajti një “shprehje e fuqishme e mbështetjes për Ukrainën”.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjithashtu vizitoi Kievin javën e kaluar.