Vendosni fjalën kyçe....

Moderna tërheq mbi 700 mijë doza të vaksinës kundër Covid


Kompania ‘Moderna’ tha të premten se po tërhiqte 764,900 doza të vaksinës së saj Covid-19 pasi një shishe, e bërë nga prodhuesi i saj ‘Rovi’, u gjet e kontaminuar nga një trup i huaj.

Dozat u shpërndanë në Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Suedi në janar.

‘Moderna’ tha se ndotja u gjet në vetëm një shishe dhe po e tërhiqte të gjithë sasinë vetëm në shenjë ‘kujdesi të tepruar’.

Kompania tha se nuk besonte se ndotja përbënte rrezik për shishet e tjera në lot. Asnjë çështje sigurie nuk është identifikuar, tha Moderna.