Deputeti i PD-së Edi Paloka ka publikuar një foto dhe përmes një mesazhi thumbon ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.
“Si sot një vit më parë.
Ne besojmë tek parimet e demokracisë dhe drejtësisë, jo tek ata që ‘në emër të tyre’, i shkelin në çdo hap që hedhin!”- shkruan Paloka.
Fotoja siç duket është nga fushata e një viti më parë për zgjedhjet e përgjithshme. Komentin për ambasadoren ai e bën pas një përplasjeje të vazhdueshme mes saj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky i fundit e ka akuzuar ambasadoren Kim se ka lënë mënjanë detyrën e saj si diplomate dhe po ndërhyn në çështjet e brendshme të një partie politike. Ndërsa Kim nga ana tjetër ka theksuar disa herë se nuk pranon “non grata” në politikë dhe s’e ky status nuk kthehet.