Rusia ka pësuar ‘humbje të konsiderueshme të trupave’ në Ukrainë, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Kjo është një tragjedi e madhe për ne.” – i tha ai TV SkyNews në një intervistë.
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt, ka tërhequr zemërim ndërkombëtar, me BE-në, SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që kanë vendosur sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës dhe e kanë ndihmuar Kievin me qindra milionë dollarë ndihma ushtarake
Deri tani të dhënat nga terreni kanë qenë kontradiktore lidhur me humbjet në trupa e mjete ushtarake a mes civilësh.