Ramush Haradinaj ka sqaruar përfoljen e tij ti kandidat i mundshëm për President të Shqipërisë.
Ai ka pohuar se nuk është kandidat ndërsa e ka cilësuar zhurmën mediatike si fushatë nga gazetarët e shitur e mercenarët e medias.
Sipas Haradinajt kjo është një shpifje ordinere, e ulët dhe e pistë për hesap të kuzhinave që janë kundër Shqipërisë, Kosovës e kundër tij personalisht.
Haradinaj ka deklaruar se realizimin e tij politik do e bëjë në Kosovë ndërsa Shqipëria ka njerëzit e saj për në krye të shtetit.
“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë
Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje. Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!” – shkruan Haradinaj.