Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi e Manja thumba njëri-tjetrin në Kongres: Berati më i organizuar se Dibra. Ministri i Drejtësisë: Atje i doli mjekra Klosit


Kongresi i Partisë Socialiste nuk ka kaluar pa thumba midis anëtarëve të kupolës më të lartë të saj.

Mes Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi janë shkëmbyer thumba për drejtimin e partisë në bazë.

Ishte Bledi Çuçi që shigjetoi Manjën duke e cilësuar fjalën e këtij të fundit “si të një anëtari të Komisionit të Rithemelimit”, sikur partia nuk ekzistonte fare.

Madje Çuçi për mënyrën e drejtësisë la të kuptohej se në Dibër, Manja si drejtues politik nuk kishte bërë punë sa duhej dhe prandaj Kryesia e delegoi Ministrin e Brendshëm për ta ndihmuar atë në zgjedhjet e pjesshme.

Duke dëgjuar Ulsiun, mu duk sikur dëgjova një anëtar të Komisionit të Rithemelimit, sikur partia nuk rezulton fare. Në fakt, Ulsiu edhe ka të drejtë, por edhe nuk ka. Ka të drejtë sepse Kryesia më delegoi në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës për të ndihmuar, dhe po të vendos syzet e Ulsiut dhe i vura në Dibër, është ai realitet që Ulsiu e përshkroi. Partia pothuajse nuk ekzistonte fare, por ky nuk është realiteti në gjithë Shqipërinë. Dua të sjell rastin e partisë në qarkun e Beratit, që është ndoshta një model i kundërt i partisë në qarkun e Dibrës. Në Berat kam parë një pjesë të PS-së nga më të organizuarat që kam hasur në gjithë Shqipërinë. Dua të them që kemi shumë probleme në organizimin kapilar të partisë, por nuk duhet të themi që nuk ekziston partia. Jam shumë dakort me të gjithë propozimet që janë bërë për ndryshimet statutore dhe jam një nga partizanët e idesë që të krijojmë një Libër Rregullash”-tha Çuçi.

Thumbave të Çuçit i është përgjigjur Manja i cili tha se zgjedhjet i ka fituar Edi Rama dhe se të deleguarit thjesht kanë menaxhuar votat.

Ai tha se Dibra nuk krahasohet me Beratin pasi atje i doli mjekra Blendi Klosit.

PS është shumicë në territor dhe kjo u provua edhe në 6 Mars, por kur shtylla kurrizore e partisë nuk rri drejt, unë dua ta them. Duhet të jemi realist, i fiton Edi Rama zgjedhjet, ne thjesht menaxhojmë votat që qytetarët i besojnë PS-së dhe Edi Ramës. Për këtë fola, të drejtës t’i themi e drejtë. Në Dibër nuk i rrinte drejt shtylla kurrizore partisë dhe nuk krahasohet me Beratin, sepse i ka dalë mjekra Blendi Klosit atje në Berat. Atje mori vendimin për të lënë mjekër Blendi”-tha Manja.