Vendosni fjalën kyçe....

Di Maio: Ambasadën italiane në Kiev do ta rihapim pas Pashkëve


“Ne do të rihapim ambasadën tonë në Kiev menjëherë pas Pashkëve.” Kështu deklaroi ministri sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

“Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi.”- theksoi Di Maio.

Ai shtoi se: “Në të njëjtën kohë ne duhet të intensifikojmë presionin diplomatik për të sjellë Putin në tryezën e bisedimeve dhe për të vendosur një armëpushim midis dy vendeve.”

Di Maio tha se kthimi do të koordinohej me vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Vetë BE-ja njoftoi të premten kthimin e ambasadorit të saj. Të shtunën, ambasadori i BE-së Matti Maasikas postoi në “Twitter” një foto të një flamuri të BE-së mbi një shtizë flamuri me fjalët “Gjërat e para, së pari”.