Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e mbytur në pus një grua në Kavajë


Një grua është gjetur e pajetë e mbytur në pusin pranë banesës së saj.

Shtetasja L.X 75-vjeç dyshohet se është hedhur vetë në pus ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia