Zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali, që janë pjesë e grupit të Ergys Dashit në Itali, i vrarë në janar të këtij viti në Ekuador.
Të arrestuarit janë: Astrit Bajraktari, Andi Prifti, Alfred Mucaj, Rako Plaku, Edmond Dashi, Odisea Leka, Ismet Ceka, Mariglen Haderi, Stivi Filolli, Rigels Yzeiraj dhe Alban Yzeiraj.
Grupi u godit para disa ditëve gjatë një operacioni policoir në Torino.
Policia e Tiranës njoftoi sot se në pranga ishte vënë Stivi Filolli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Ai u arrestua në një apartament në rrugen “Haxhi Dalliu”, në Tiranë.
Operacioni policor i koduar “Grand Tour” u zhvillua në disa shtete, në kuadër një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, që ishte drejtuar nga shqiptari Ergys Dashi i vrarë me dy plumba në kokë në Ekuador në janar të këtij viti.
Në Shqipëri u angazhuan FAST Albania dhe strukturat e DVP Tiranë.