Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i Rithemelimit nxjerr pamjet nga Mallakastra: Për herë të parë sot aplikojmë sistemin e regjistrimit dhe verifikimit elektronik


Grupi i Rithemelimit sot nisi nga Mallakastra procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Përmes një njoftimi për mediet, PD ka njoftuar se sot ka aplikuar për herë të parë sistemin e regjistrimit dhe verifikimit elektronik në zgjedhjet për kryetarin e degës në Mallakastër.

“Partia Demokratike po aplikon për herë të parë në Shqipëri sistemin e regjistrimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në kohë reale.

Sot, Dega jonë në Mallakastër po aplikon këtë sistem në zgjedhjen e kryetarit të ri. 

Kjo sjell risi dhe transparencë e plotë në procesin zgjedhor brenda partisë sonë.

Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa bërë së pari transparencë në zgjedhjet brenda partive.

Prandaj Partia Demokratike është e para që do të japë garancinë e votës së lirë brenda saj, për të mbrojtur votën dhe vullnetin e demokratëve.

Sot jemi një hap përpara!”- thuhet në njoftimin e zytës së shtypit, ndërsa publikon edhe disa pamje nga procesi i votimit.