Vendosni fjalën kyçe....

Hapet me 5 fjalime njëkohësisht nga 5 panele Kongresi i Partisë Socialiste


Ka nisur Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste me pesë panele njëkohësisht ku po mbahen fjalime të ndryshme.

Taulant Balla foli nga sheshi Nënë Tereza mbi Bujqësinë dhe Sigurinë Ushqimore. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, mori fjalën në sheshin pranë stadiumit “Air Albania”. Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Delina Ibrahimaj po flasin mbi temat e shëndetësisë, ministrja Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi për Sigurinë, Rajonin dhe Evropën, ministrja Bora Muzhaqi dhe kryebashkiaku Erion Veliaj për Rininë dhe Inovacionin.

Balla e ka cilësuar Kongresin e sotëm si një diskutim “gju më gju”.

“Është një bashkëbisedim gju më gju. Jemi të gatshëm të dëgjojmë çdo lloj kritike. Ky shesh të jetë sheshi i debatit më të madh në Shqipëri.

Do ju lutesha që mos kini sot asnjë lloj frenimi. Diskutimi duhet të jetë shumë i hapur.  Natyrshëm që një pjesë do të sjellin shqetësime.

Por sot dua të them dy fjalë  që i konsideroj të rëndësishme. Dua të kujtoj ku e nisëm në 2013 marrëdhënien e shtetit me bujqësinë. Kem i filluar këtë panel të bujqësisë, atje matanë është paneli i energjisë dhe mes nesh është edhe një panel i të rinjve. Përballë kemi një panel shumë të rëndësishëm për paketën e rezistencën sociale. Kemi edhe një panel tjetër që është një panel me miq të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare. Ky kongres ka celur hapësirën e një komunikim të ri.”- tha Balla.

Gjatë fjalimit të tij Balla deklaroi se qeveria ka si synim të arrijë 1 miliardë dollarë eksporte në fund të këtij mandati.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga ana tjetër deklaroi se nga 1 korriku pagat e stafeve mjekësore do të vijojnë të rriten, ndonëse vendi ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.  Sipas saj, deri në fund të mandatit të tretë pagat do shkojnë deri në 40 % rritje.

Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për situatën energjetike, ku njoftoi ambicien e Shqipërisë për ta prodhuar vetë energjinë që i nevojitet dhe në të ardhmen të bëhet eksportuese e saj.

Axhenda:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

Rinia, Inovacioni, Fëmijët

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.