Juventusi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Cagliarit me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi përmes Joao Pedros në minutën e 10-të të ndeshjes.
Goli i Rabiot i minutës së 23-të u anulua nga VAR për shkak të prekjes së topit me dorë, megjithatë golin e barazimit e gjeti De Ligt në minutën e fundit të pjesës së parë.
Dusan Vlahovic shënoi për epilogun përfundimtar të këtij takimi në minutën e 75-të,
Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e katërt, pesë më pak se lideri Milani, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Cagliari gjendet në vendin e 17-të me 25 pikë, tri më shumë se vendet që dërgojnë në Serie B.