Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Sot PS-ja zhvilloi Kongresin anti-SPAK, Rama presion institucioneve të drejtësisë


Deputeti i PD-së dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka reaguar për punimet e Kongresit të Partisë Socialiste duke e quajtur është si Kongres anti-SPAK.

Këlliçi shkruan se Rama sot ushtroi presion ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kjo është e patolerueshme sipas tij.

PS sot tregoi para çdo shqiptari se është një parti e kalbur nga korrupsioni. Sot nuk kishte asnjë lloj plani për të shpëtuar shqiptarët nga krizat. Në vend të planit për vendeve të reja të punës, në vend që të tregonte investimet që sillnin rritje rrogash, sot ai kërcënoi me burg opozitën.

Sot shqiptarët panë sesi imitimi i praktikave komuniste ku sa më i madh është rrënimi ekonomik sot kaloi në perfeksion. Sot Ramën do e kishin zili edhe diktatorët më të mëdhenj për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi. Është i patolerueshëm presioni që Edi Rama ushtroi ndaj institucioneve të drejtësisë. Kongresi i hashashit duhet të quhet edhe kongresi anti-SPAK. Sot pamë sesi “Rilindja” vdiq sepse Rama u kërkoi deputetëve dhe socialistëve që të mos e përmendin më si term sepse është dështim”, u shpreh Këlliçi.