Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit nis nga Mallakastra zgjedhjet e kryetarëve të degëve, votohet sot


Grupi i Rithemelimit ka nisur procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Përmes një njoftimi për mediet, PD ka publikuar emrat e kandidatëve që do garojnë për kryetarë dege në Mallakastër. Ata janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, të cilët do të votohen sot.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë: 1. Astrit Adem Xhafaj, 2. Resmi Bilbil Shanaj.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”– njofton Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.

Një ditë më parë pati një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, ku fokusi u vu në riorganizimin që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre.