Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit zgjedh kryetarin e degës Mallakastër


Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar zgjedhje në degën e Mallakastrës për të zgjedhur kryetarin e saj.

Në garë kanë qenë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj, ku ky i fundit është zgjedhur në krye të degës së Mallakastrës.

Vota të pavlefshme kanë qenë 12 ku  morën pjesë 356 anëtarë të PD në Mallakastër

Astrit Xhafaj i cili u rendit i dyti arriti të merrte 80 vota.

Grupimi i Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj i ka kundërshtuar këto zgjedhje sipas të të cilëve janë të njëanshme.