Imran Khan u rrëzua nga posti i kryeministrit të Pakistanit të dielën pas një votimi mosbesimi në parlament, duke i dhënë fund para kohe një mandati të shënuar nga një ekonomi në përkeqësim dhe shenja se ai kishte humbur besimin e ushtrisë të fuqishme.
Dezertimet nga koalicioni i tij pasqyruan zhgënjimin në rritje të shumë pakistanezëve për inflacionin e lartë, rritjen deficitit dhe perceptimin se Khan nuk kishte arritur t’i realizonte premtimet e tij të fushatës për të zhdukur korrupsionin.
Megjithatë, ai nuk ka gjasa të zhduket fare nga skena politike.
Pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e tij për të shpërndarë parlamentin dhe urdhëroi ligjvënësit të ktheheshin në dhomën e ulët, një aleat e quajti masën një grusht shteti gjyqësor dhe Khan tha se do të vazhdonte të luftonte “deri në topin e fundit”.
69-vjeçari i bashkohet një liste të zgjatur të kryeministrave të zgjedhur pakistanezë, të cilët nuk kanë arritur të shohin mandatin e tyre të plotë; asnjë nuk e ka bërë këtë që nga pavarësia në 1947.
Në vitin 2018, legjenda e kriketit që e udhëhoqi Pakistanin drejt fitores së vetme të Kupës së Botës në 1992, e mblodhi vendin pas vizionit të tij për një vend pa korrupsion dhe të begatë të respektuar në skenën botërore.
Por fama dhe karizma e nacionalistit të zjarrtë nuk mjaftuan për ta mbajtur atë në pushtet.
Ironikisht për një politikan të kritikuar dikur se ishte nën gishtin e pushtetit të fuqishëm ushtarak, rrëzimi i tij vjen mes shenjave të përkeqësimit të marrëdhënieve midis tij dhe shefit të ushtrisë, gjeneralit Qamar Javed Bajwa.
Khan kritikoi përpara votëbesimit fuqitë e huaja që u përpoqën t’i bënin presion Pakistanit për të ndërprerë lidhjet me Rusinë lidhur me operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.