Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Veliajt: Zogu i Tiranës nxjerr nga goja ato që i fusin


Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryetarit Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj të bëra ditën e sotme në fillim të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Meta i quajti shpifje të ulëta dhe hartime banale deklaratat e Veliajt duke e quajtur atë “Zogu i Tiranës”.

“Zogu i Tiranës lëshoi sot shpifje të ulëta ndaj Presidentit, me një fjalor banal, njësoj si një kone rrugësh qe i lidhin kanoçe në qafë për të bërë zhurmë. Për fat të keq ai vazhdon të nxjerrë nga goja ato që i fusin.

“Hartim banal anti-President nga Zogu i Tiranës. Edhe në gjumë gënjen, sepse e kanë nxjerrë me pahir. E ka nxjerrë brigadieri i organizatës së inceneratorëve e kanë patur me dëshirë sot që t’i thonë kongresit të PS pse i shtati në Durrës dhe i 17 në Tiranë u vendosën përpara ish-kryeministrave, ish-ministrave dhe shumë figurave të tjera. Ishin paralajmëruar institucionet e drejtësisë, kryeministri, shumë kohë përpara zgjedhjeve, për implikimin flagrant të tipit mafioz të tyre, gjithmonë me mbvështetjen dhe bekimin e brigadierit”, deklaroi Meta.