Dorëzohet në polici Etleva Kondi, ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e inceneratorëve e cila ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të SPAK.
Sipas “Balkanweb”, Kondi ka qenë në Itali për kurim, dhe sapo është kthyer në Tiranë, është drejtuar drejt Policisë së Tiranës.
Kondi ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve dhe akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Ndaj saj, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” disa javë më parë.
Pas ndalimit, pritet që Kondi të dalë sërish para gjykatës për komunikimin e masës së sigurisë.
Kujtojmë se SPAK ka lëshuar 14 urdhër-arreste për aferën e inceneratorëve, ndërsa në burg janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, deputet i PS-së, Alqi Bllako, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.